Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona dhe ka sekuestruar 50 kg marihuanë e gatshme dhe 100 fije duke u përpunuar në fshatin Kovaç të Zubin Potokut.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bëri me dije se një laborator ku kultivoheshin substanca narkotike në Zubin Potok, fshati Kovaçi, është shkatërruar. Ministri shkroi në faqen e tij zyrtare në Facebook se gjashtë persona, pesë të etnisë serbe dhe një i etnisë gorane janë arrestuar.
“Angazhimi ynë në luftimin e çdo lloj krimi do të vazhdojë me intensitet të shtuar në tërë territorin e Republikës së Kosovës pa asnjë dallim”, shkroi Sveçla.