UBT News

Sekuestrohen 4.6 ton kokainë në Sierra Leone

Një anije braziliane që transportonte më shumë se 4.6 ton kokainë me vlerë më shumë se 150 milionë euro u kap javën e kaluar nga marina franceze pranë vendit afrikan të Sierra Leone, njoftoi sot Europol.

Europol deklaroi se anija, e cila ishte nisur për në Evropë, u kap më 30 nëntor në një operacion të përbashkët nga Franca, Brazili, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Hetimi është në vazhdim për të përcaktuar se cilat palë kriminale fshihen pas këtij rasti në të dyja anët e oqeanit”, tha Europol.

Agjencitë e Bashkimit Evropian paralajmëruan në maj se Evropa është bërë një qendër kryesore për prodhimin dhe dërgimin e kokainës në rajone të tjera të botës.

Exit mobile version