UBT News

Sekuestrohen 15 kg drogë në Bresalc të Gjilanit, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës ka sekuestruar 15 kilogramë drogë në Bresalc të Gjilanit. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar. Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që dyshohet se kanë transportuar lëndë narkotike.  Janë sekuestruar pesëmbëdhjetë kilogramë e tre qind e njëzetë e katër, katër gram (15 kg e 324,4 gr.) substancë e dyshuar narkotike te llojit marihuanë, dy vetura, një telefon dhe 170 €. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, njofton PK-ja./UBTNews

Exit mobile version