Ambasada amerikane e ka cilësuar fitore të madhe për sundimin e ligjit sekuestrimin e 400 kilogramëve kokainë nga autoritetet kosovare.
Në një shkrim nga ambasada thuhet se luftimi i krimit të organizuar dhe trafikut të drogës kërkon vendosmëri dhe bashkëpunim ndërkombëtar.
“Luftimi i krimit të organizuar dhe trafikut të drogës kërkon vendosmëri dhe bashkëpunim ndërkombëtar. Ju lumtë autoriteteve të Kosovës për konfiskimin e djeshëm të drogës në Lipjan – suksesi përmes partneriteteve globale midis Kosovës, Italisë, Shqipërisë, & DEA-s. Fitore e madhe për sundimin e ligjit”, thuhet në shkrimin e ambasadës amerikane.
Lidhur me këtë rast janë arrestuar shtatë persona dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./UBTNews