Sa pushim është saktësisht “i mjaftueshëm”? Shkenca e ka dhënë një përgjigje të saktë: 42 për qind.
Kjo është pjesa e kohës që trupi dhe truri ynë kanë nevojë të kalojmë në pushim – rreth 10 orë nga çdo 24.
Nuk ka rëndësi nëse i plotësoni çdo ditë; rëndësi ka mesatarja gjatë javës, muajit apo edhe periudhave më të gjata.
Ndoshta mendoni: “42%? Është e pamundur, nuk kam aq kohë!”
Por e vërteta është se, nëse nuk ia jepni trupit pushimin e nevojshëm, atëherë “42 përqindëshi” do t’jua marrë vetë: me sëmundje, lodhje ekstreme apo rraskapitje që ju detyrojnë të ndaloni.
A ju ka ndodhur ndonjëherë të sëmureni sapo keni përfunduar një projekt të madh?
Apo të flini nga 12 deri në 14 orë ditët e para të pushimeve? Ndoshta edhe të përfundoni në spital pas një periudhe stresi të gjatë?
Këto janë shembuj të qartë se stresi ndikon realisht në çdo sistem të trupit: imunitar, tretës, hormonal. Për t’i mbajtur këto në ekuilibër, biologjia jonë ka nevojë për pushim të qëndrueshëm.
Pra, pushimi nuk është luks, por kusht biologjik. Nëse nuk e plotësoni, trupi do t’ju detyrojë ta bëni, shpesh në mënyrat më të pakëndshme.
Përgatiti: A.Z. /’UBT News/