Shumë njerëz hasin në problemin e getave që grisen ose dëmtohen shpejt, sidomos pas përdorimit dhe larjeve të shpeshta.
Megjithatë, disa truke të thjeshta mund të ndihmojnë që këto çorape të zgjasin shumë më tepër.
Ja disa mënyra për të rritur jetëgjatësinë e getave tuaja: Truku i parë konsiston në zierjen e shkurtër të getave në ujë të nxehtë përpara përdorimit të parë.
Ky proces ndihmon që fibrat të forcohen dhe të bëhen më rezistente ndaj shtrirjes apo grisjes.
Pas kësaj, rekomandohet që getat të vendosen në frigorifer për 24 orë, gjë që i forcon më tej dhe redukton ndjeshëm mundësinë e dëmtimit.
Një tjetër mënyrë praktike është përdorimi i llakut të flokëve. Një spërkatje e lehtë në pjesën e brendshme të getave ndihmon në fiksimin e përkohshëm të fibrave, duke parandaluar grisjen, veçanërisht tek modelet e holla ose delikate.
Përveç këtyre trukeve, është e rëndësishme të respektoni edhe rregullat bazë të larjes: shmangni temperaturat e larta dhe shpejtësitë e forta të centrifugës, dhe thajini getat mbi një sipërfaqe të sheshtë, në mënyrë që të ruajnë formën dhe elasticitetin e tyre për më gjatë. /A.Z/UBT News/
