Ka shumë mundësi që e përdor shpesh në kuzhinë, por nuk e ke vënë re se me kalimin e kohës është bërë më e ndotur.
Po flasim për derën e furrës, e cila mbulohet me yndyrë dhe papastërti, aq sa mund të ndodhë që një ditë të mos mund të shikosh më përmes saj. Por mos u shqetëso! Nuk ke nevojë të blesh produkte të shtrenjta për pastrim.
Një limon i thjeshtë mund të bëjë mrekulli. Limonët kanë veti antibakteriale dhe pastruese, duke u konsideruar një “zbardhues natyral”.
Sipas uebfaqes Oven Clean: “Kur jeta të jep limonë, përdore për të pastruar furrën!”
Acidi citrik në limon vepron si pastrues natyral dhe i shton shkëlqim pajisjeve të kuzhinës.
Madje, me pak kripë mund të shmangësh përdorimin e shumë kimikateve të zakonshme.
Si të pastroni furrën me limon?
Mbush një enë që mund të futet në furrë me ujë.
Merr 1 ose 2 limonë (ose limeta), priti përgjysmë dhe shtrydhi lëngun në enë.
Vendose enën në furrë dhe mbylle derën.
Ndiz furrën dhe kur uji të fillojë të vlojë, fik furën pa hapur derën.
Lëre avullin të qarkullojë ndërsa furra ftohet.
Kjo metodë jo vetëm që pastron, por i jep furres një aromë të freskët dhe natyrale. /A.Z/UBT News/