Me siguri se i xhelozoni ata njerëz të cilët e kalojnë sezonin e dimrit pa u sëmurë fare. Ndonëse njerëzit janë me grip gjithandej, ka disa persona që asnjëherë nuk sëmuren.
Por, nuk keni arsye të xhelozoni se mund të bëheni si këta njerëz që kurrë nuk sëmuren thjesht duke i ndryshuar shprehitë e këqija dhe duke i shndërruar në të mira.
Orari i rregullt i gjumit
Nëse flini më pak se shtatë orë, jeni të prirë të sëmureni. Arsyeja është se kur flini, trupi e riparon vetveten. Nëse nuk flini mirë natën, trupi bëhet më i prirë të sëmuret nga çdo infeksion. Koha e natës është periudha kur trupi e rregullon hormonin e stresit. Nëse e keni një orar të rregullt të gjumit, të cilin e ndiqni edhe gjatë vikendeve, trupi e ka më të lehtë të ballafaqohet me stresin dhe t’i luftojë infeksionet.
2. Ushqimi i shëndetshëm
Ushqimet e pashëndetshme kanë shije të mirë dhe krijojnë varësi.Sidoqoftë, ato nuk i bëjnë mirë trupit, ndryshe nga pemët dhe perimet.
Prandaj, është përgjegjësi e juaja të filloni të ushqeheni shëndetshëm, duke i përfshirë këto produkte në dietën tuaj:
• Patatet e ëmbla
• Pemët citrike
• Bajamet
• Rrushin
Edhe konsumimi i verës së kuqe është mënyrë e mirë për të qëndruar të shëndetshëm. Kur ushqeheni mirë, e ndihmoni trupin t’i luftojë mikrobet dhe bakteret që shkaktojnë infeksionet, gripa, ftohje, etj.
3. Pastroni duart
Nuk keni nevojë t’i pastroni duart çdo disa minuta për t’i mbajtur larg mikrobet.Ka disa periudha të caktuara kur pastrimi i duarve është tejet i domosdoshëm, si p.sh.:
– Para dhe pasi ta përgatitni ushqimin
– Para se të hani
– Pasi ta keni përdor tualetin
– Pasi të kolliteni apo teshtini
Pastroni duart me sapun dhe ujë për 20 sekonda në mënyrë që ta zvogëloni rrezikun e zhvillimit të ftohjes dhe gripit deri në 50%.
4. Qëndroni të lumtur
Një prej mënyrave më të mira për të qëndruar të lumtur është duke qenë me njerëz tjerë. Pavarësisht se a janë miq a familjarë, duhet të shoqëroheni me njerëz. Lirojeni stresin duke shpenzuar kohë e duke qeshur me njerëz. Një përqafim nga personi që e doni jua largon rëndimin në gjoks i cili jua dobëson sistemin e imunitetit. Shëndeti është pasuri, aplikoni shprehitë e cekura që të bëni një jetë pa stres.