Sekretarja e përgjithshme e OSBE-së, Helga Maria Schmid, ka dënuar dhunën e djeshme që ndodhi në veri të Kosovës.
“Dënoj fuqishëm aktet e dhunës që kanë ndodhur në veri të Kosovës. I uroj shërim të plotë të lënduarve, si ushtarëve të KFOR-it ashtu edhe civilëve”.
“Është thelbësore t’i jepet përparësi dialogut dhe të kërkohen zgjidhje paqësore për të gjithë rajonin”, ka thënë ajo në Twitter.