Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, nesër do ta pres në takim presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Takimi do të zhvillohet në rezidencën zyrtare të sekretarit Rutte, në Bruksel.
Në njoftim bëhet e ditur edhe se mediat s’do të lejohet të marrin pjesë.
Këtë vizitë të Vuçiqit në Bruksel, e kishte paralajmëruar edhe vetë Rutte gjatë vizitës që ky i fundit e kishte zhvilluar në Kosovë disa ditë më parë.