Numri dy i Vatikanit ka thënë se furnizimi me armë për Ukrainën për ta ndihmuar atë të mbrohet kundër agresionit rus është moralisht legjitim në kushte të caktuara, duke cituar mësimin e Kishës Katolike për “luftën e drejtë”.
Sekretari i Shtetit, Kardinali Pietro Parolin foli me gazetarët në margjinat e një konference në Romë, duke thënë: “Ka të drejtë për mbrojtje të armatosur në rast agresioni”.
Ai tha se e drejta ishte e sanksionuar në Katekizmin e Kishës Katolike Romake, ose librin e mësimeve, në kushte të caktuara./UBTNews/