UBT News

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së mbështet qasjen e Nigerisë ndaj viktimave të terrorit

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres tha të martën se ai mbështet plotësisht qasjen e Nigerisë për të adresuar sfidat e terrorizmit në rajonin e paqëndrueshëm verilindor të vendit.

Duke folur në një konferencë shtypi në Maiduguri, që është epiqendra e sulmeve terroriste në rajon, Guterres tha se përpjekjet e vendit për të ndërtuar besimin te popullata civile, duke ofruar mbështetje për viktimat e terrorizmit dhe duke siguruar kthimin e sigurt dhe dinjitoz të personave të zhvendosur dhe refugjatëve kanë ndihmuar në adresimin e terrorizmit në rajon.

“Qeveria jo vetëm që e ka kuptuar, por edhe ka marrë qasjen e duhur për të luftuar terrorizmin”, tha ai.

Ai tha se pa viktima të terrorizmit në një kamp të personave të zhvendosur duke buzëqeshur pavarësisht dëshpërimit dhe vuajtjes fillestare që përshkoi zonën. Gjithashtu shtoi se vetëm operacionet ushtarake nuk mund t’i japin fund terrorizmit, por duhet të bëhet gjithashtu ndërtimi i besimit me njerëzit dhe rritja e mbështetjes për jetesën e viktimave të sulmeve terroriste. Ai kërkoi nga komuniteti ndërkombëtar që të mbështesë njerëzit e rajonit të prekur.

Kjo shënoi vizitën e parë të Guterres në Nigeri qëkur u bë Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së në 2017. Gueterres u takua edhe me viktima të zhvendosura të sulmeve terroriste dhe ish-terroristë në një objekt të mbajtjes në qendër të qytetit.

Më parë sekretari ka vizituar dy vende të tjera afrikane, Senegalin dhe Nigerinë./UBTNews/

Exit mobile version