Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres konfirmoi të enjten se të gjitha palët janë pajtuar për të zgjatur marrëveshjen e ndërmjetësuar nga OKB për grurin e Detit të Zi, që synon lehtësimin e krizës globale ushqimore.
“Unë e mirëpres marrëveshjen e të gjitha palëve për të vazhduar iniciativën e grurit të Detit të Zi për të lehtësuar lundrimin e sigurt të eksportit të drithit, produkteve ushqimore dhe plehrave nga Ukraina”, shkroi ai në Twitter.
Marrëveshja e nënshkruar gjatë muajit korrik, do të skadonte të shtunën./UBTNews/