UBT News

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së i bën thirrje Hamasit të ndërpresë sulmet dhe të lirojë pengjet

U.N. Secretary-General Antonio Guterres speaks to the U.N. Security Council during a meeting on Artificial intelligence at U.N. headquarters in New York City, U.S., July 18, 2023. REUTERS/Brendan McDermid

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i bëri thirrje Hamasit që të ndalë sulmet e tij ndaj Izraelit dhe të lirojë pengjet.

Ai u kërkoi të gjitha palëve që të lejojnë qasjen e OKB-së për të ofruar ndihmë humanitare për palestinezët e bllokuar në Rripin e Gazës.

Sipas Guterres, vetëm negociatat e paqes dhe zgjidhja për të dy shtetet mund të sjellë stabilitet në rajon.

Sekretari i Përgjithshëm dënoi “sulmet e neveritshme nga Hamasi dhe të tjerët kundër qyteteve dhe fshatrave izraelite në periferi të Gazës”.

“Jam thellësisht i shqetësuar nga njoftimi i sotëm se Izraeli urdhëroi rrethimin e plotë të Rripit të Gazës, duke mos lejuar asgjë – pa energji elektrike, ushqim apo karburant”, tha Sekretari i Përgjithshëm./UBTNews/

Exit mobile version