Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres do të takohet sot me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë, por pritshmëritë nga takimi thuhet se janë të ulëta pas disa përpjekjeve të dështuara diplomatike deri më tani.
Bisedimet mes Putinit dhe Guterres pritet të përqendrohen në qytetin e rrethuar të Mariupolit, kupavarësisht shpalljes së fitores, forcat ruse nuk kanë arritur të marrin fabrikën e çelikut Azovstal, raporton BBC.
Forcat ukrainase thanë më herët të martën se Rusia vazhdon të bllokojë njësitë e saj në uzinë.
Ukraina i ka kërkuar Guterres të garantojë një korridor humanitar për të evakuuar civilët që strehohen brenda Azovstal.
Shefi i OKB-së pritet gjithashtu të udhëtojë në Kiev të enjten ku do të takohet me Presidentin Volodomyr Zelensky.
ShBA do të nisë gjithashtu bisedimet e mbrojtjes në lidhje me Ukrainën me dhjetëra vende sot, me sekretarin e mbrojtjes të ShBA Lloyd Austin që do të jetë mikpritës në Gjermani.
Këto bisedime vijnë pasi ministri i Jashtëm i Moskës Sergei Lavrov ka paralajmëruar se rreziku i një Lufte të Tretë Botërore “është serioz” dhe ka kritikuar qasjen e Kievit për prishjen e bisedimeve të paqes.
Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, megjithatë, u përgjigj se Lavrov po përpiqej të “friksonte botën” nga mbështetja e vendit.