UBT News

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së dënon sulmin në Gaza dhe bën thirrje për armëpushim

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres dënoi sulmin vdekjeprurës në një spital në Gaza. Ai tha se është i shqetësuar nga vrasja e qindra njerëzve si pasojë e sulmit të së martës dhe bëri thirrje për armëpushim të menjëhershëm në rajon.

“Unë jam plotësisht i vetëdijshëm për vuajtjet e thella të popullit palestinez pas 56 vitesh pushtim, por sado serioze të jenë këto vuajtje, ato nuk mund të justifikojnë aktet e terrorit kundër civilëve të kryera nga Hamasi më 7 tetor, të cilat unë i dënova menjëherë. Por ato sulme as nuk mund të justifikojnë ndëshkimin kolektiv të popullit palestinez”, tha Guterres të mërkurën.

Guterres tha se spitalet bashkë me klinikat, personelin mjekësor dhe ambientet e OKB-së mbrohen me ligjin ndërkombëtar./UBTNews/

Exit mobile version