UBT News

​Sekretari i përgjithshëm i NATO-s takon nesër me kryeministrin Rama

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të presë nesër në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në selinë e NATO-s, në Bruksel.

Kështu thuhet në një njoftim të NATO-s, ku theksohet se Rutte dhe Rama do të kenë konferencë për media në orën 09:00. Ndërkohë, mediat e akredituara duhet të jenë para sallës së konferencave në orën 08:30.

Deklaratat për shtyp do të transmetohen drejtpërdrejt në faqen e internetit të NATO-s dhe në X./D.B/KP

Exit mobile version