Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, John Healey, duke iu përgjigjur komenteve të Donald Trump për luftën në Ukrainë, tha se detyra e NATO-s është të “vendos Ukrainën në pozitën më të fortë të mundshme për çdo bisedë”.
“Nuk mund të ketë negociata për Ukrainën pa Ukrainën”, shton ai.
Healey thotë gjithashtu se do të ketë njoftime të reja për mbështetjen e Ukrainës përmes NATO-s, me miliarda në fuqi të re zjarri për luftëtarët ukrainas në vijën e frontit.
“Ne duam të shohim paqe të qëndrueshme dhe të mos ketë kthim në konflikt dhe agresion”, thotë ai. “Të mos harrojmë se Rusia mbetet një kërcënim edhe përtej Ukrainës”.