Sekretari britanik i mbrojtjes, Ben Wallace, ka thënë se ka marrë një telefonatë nga “një mashtrues që pretendon se është kryeministri i Ukrainës”, përcjell UBT News.
Wallace tha në Twitter se atij iu bënë “pyetje mashtruese” pas së cilës ai e ndërpreu telefonatën.
Ai fajësoi dezinformimin rus për këtë përpjekje, duke deklaruar se “mashtrimet e pista” nuk do të shpërqendronin “shkeljet e të drejtave të njeriut nga Rusia dhe pushtimi i paligjshëm i Ukrainës”.
Wallace, i cili aktualisht po viziton Poloninë, njoftoi gjithashtu të enjten se Mbretëria e Bashkuar do të vendoste një sistem të mbrojtjes raketore në Poloni si reagim ndaj pushtimit rus të Ukrainës.
Ai tha se masa “do të ndihmojë në mbrojtjen e hapësirës ajrore të saj nga çdo agresion i mëtejshëm nga Rusia”./UBTNews/