UBT News

Sekretari britanik i Mbrojtjes kundërshton Trumpin: Zelensky është si Churchill-i

Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey, gjatë një vizite zyrtare në Norvegji këtë të enjte, ka nënshkruar një marrëveshje të re bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes mes dy vendeve.

Gjatë deklaratës për mediat, Healey u ndal dhe te konflikti në Ukrainë dhe mundësia e arritjes së marrëveshjes së paqes.

Kjo luftë filloi sepse Rusia pushtoi territorin e një shteti sovran. Lufta mund të përfundojë sot, nëse Presidenti Putin tërheq trupat e tij nga Ukraina,” tha ai.

Healey reagoi gjithashtu ndaj deklaratave të fundit të presidentit amerikan Donald Trump, i cili e cilësoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky si një “diktator”. Healey e kundërshtoi këtë qëndrim, duke e konsideruar Zelenskyn si një lider të ligjshëm dhe të zgjedhur në mënyrë demokratike nga populli i tij.

Presidenti Zelensky është lideri i zgjedhur i Ukrainës dhe ka treguar përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj vendit të tij,” u shpreh ai.

Healey e krahasoi situatën në Ukrainë me periudhën e Luftës së Dytë Botërore në Britani, duke theksuar se “ashtu si Ëinston Churchill, Zelensky ka pezulluar zgjedhjet për shkak të gjendjes së luftës.”

Duke folur për mbështetjen e vazhdueshme të Perëndimit ndaj Ukrainës, ai tha se aleatët duhet të qëndrojnë të bashkuar.

Detyra jonë është të mbështesim Ukrainën në luftën e saj dhe, nëse ata zgjedhin të negociojnë, t’i mbështesim edhe në atë proces,” tha Healey.

Në përfundim, ai nënvizoi se edhe për SHBA-në është jetike të arrihet një paqe e qëndrueshme.

Është në interesin e Presidentit Trump dhe të Amerikës që konflikti të përfundojë me një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme,” përfundoi ai.

Exit mobile version