SHBA: Sali Berisha i përfshirë në korrupsion të rëndësishëm
Liderit shumëvjeçar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, i cili ka shërbyer në dy mandate si Kryeministër dhe më herët edhe si President, sot i është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Administrata amerikane e akuzon Berishën për përfshirje në korrupsion të rëndësishëm dhe e ndalon atë dhe familjen e tij që të hyjnë në SHBA.
“Aktet e korruptuara të ish-kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë jam duke caktuar publikisht Berishën dhe anëtarët e familjes së tij të afërt si të papërshtatshëm për hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Ne mbetemi të bashkuar kundër korrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”, ka shkruar Blinken.
Në deklaratën e tij zoti Blinken thotë mes të tjerash se në cilësinë zyrtare si Kryeministër i Shqipërisë në veçanti, Berisha ka qenë i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit për përfitime personale dhe për të pasuruar aleatët politikë si dhe anëtarët e familjes./UBTNEWS