UBT News

Secila dhimbje koke tregon një problem

Në shumë raste, dhimbjet e kokës rrëfejnë mesazhe të fshehura të organizmit. Ato paralajmërojnë praninë e një sëmundjeje serioze, thonë ekspertët. Mjekët shpjegojnë se dhimbja e kokës është simptomë e një çrregullimi organik por shenjë e problemit të komplikuar.

Dy llojet e dhimbjeve të kokës:

Njerëzit mund të vuajnë nga një ose dy lloje të dhimbjeve të kokës. bëhet fjalë për ato si pasojë e tensionit të gjakut në të dyja rastet, i ulët apo i lartë a si pasojë e enjtjes së enëve të gjakut përreth kokës. Këto dhimbje tregojnë se aspekt i përditshmërisë suaj po shkakton stres ose lëndim të organizmit.

Ushqyerja e pamjaftueshme, dehidratimi, pozicionimi i keq i trupit dhe lodhja e syve janë disa shkaktarë të dhimbjeve të kokës. nëse njeriu përballet me dhimbje të shpeshta të kokës duhet të frenohet nga dëshira për të marrë ilaç dhe të hetojë arsyet e dhimbjeve.

Studentët p.sh përballen me dhimbje të vazhdueshme të kokës sepse nuk janë të rregullt me ushqimin.

Migrena është një dhimbje e ndryshme – Ato ndryshojnë nga dhimbjet e zakonshme të kokës, njerëzit që vuajnë nga migrena ndihen sikur kanë një çekan në kokë që godet në mënyrë të përsëritur.

Dhimbjet e migrenës zakonisht janë në një anë të kokës dhe shoqërohen me të përziera.

Si të dalloni nëse vuani nga migrena?

Turbullim të shikimit,

Vështirësi në artikulim,

Aromë të paqenë portokallesh,

Konfuzion,

Të përziera,

Mungesë oreksi,

Ndjeshmëri e lartë ndaj dritës së fortë dhe zhurmave. /UBT News/

Exit mobile version