Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka shprehur kritika të forta ndaj këtij projektligji, duke e cilësuar atë si të mangët në disa aspekte thelbësore. Ai ka njoftuar se LDK nuk do të votojë për buxhetin e propozuar, duke e quajtur atë të papranueshëm për interesat e qytetarëve.
Një tjetër zë kritik ka qenë ai i Besnik Tahirit, shefit të deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Ai ka theksuar se projekt-buxheti për vitin 2025 paraqet një regres për Kosovën dhe nuk adreson sfidat aktuale me të cilat përballet vendi.
Nga ana tjetër, Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka shprehur optimizëm, duke shprehur shpresën se në këtë seancë do të miratohet në parim buxheti. Ajo theksoi rëndësinë e këtij procesi për zhvillimin e ardhshëm të vendit dhe për përmbushjen e nevojave të qytetarëve./UBTNews/