UBT News

​Seanca nis me një minutë heshtje për të rënët për liri

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë mbajtur një minutë heshtje për të rënët për liri, për të cilët ditëve të fundit është shënuar përvjetori i masakrës. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca kujtoi masakrën në Krushë të Madhe, Krushë të Vogël, në Dardani të Pejës, Izbicë të Skenderaj e në familjet Bogujevci, Duriqi e Llugaliu të Podujevës.

Seanca e jashtëzakonshme në lidhje me themelimin e Komisionit Hetimor për kontratat një-burimore të nënshkruara gjatë qeverisjes Kurti, filloi me një minutë heshtje të deputetëve.

“Këto ditë që po i kalojmë janë ditë të kujtimit dhe të dhimbjes, sepse pardje dhe dje ishte përvjetori i masakrës në Krushë të Madhe dhe të Vogël, dje ishte përvjetori i masakrës në Dardani të Pejës. Kurse sot e kemi 25 vjetorin e masakrës së Izbicës në Skenderaj e po ashtu edhe masakrat në familjes Bogujevci, Duriqi e Llugaliu të Podujevës. Për të gjithë të rënët unë po propozojë që të mbajmë një minutë heshtje në këtë datë”, deklaroi Konjufca.

Konjufca i ka shprehur ngushëllime senatit amerikan për vdekjen e senatorit Joe Lieberman, për të cilin tha se ishte mik i madh i shqiptarëve.

Exit mobile version