UBT News

Seanca në speciale, avokati i Thaçit: Janë qindra dëshmitarë që s’dimë gjë për ta

David Hooper, avokati mbrojtës i ish-presidentit, Hashim Thaçi, në seancën e sotme të Gjykatës Speciale, ka deklaruar se janë paraqitur 124 dëshmitë në rastin e klientit të tij, megjithëse nuk dihet gjë për ta.

“Ka dëshmitarë që s’janë bërë të ditur, nuk është dhënë ndonjë përmbledhje, çfarë do të diskutojnë këta dëshmitarë. Asnjë dëshmitarë nuk është bërë i njohur bashkë me provat sepse kur ka një dëshmitar, duhet të ketë edhe të dhëna”, ka deklaruar ai.

Ish-presidenti i Kosovës, dy ish-kryeparlamentarët dhe ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, përballjen me Gjykatën Speciale e nisën në fillim të muajit nëntor kur edhe u publikuan aktakuzat ndaj tyre, të cilat iu konfirmuan më 26 tetor./UBTNews

Exit mobile version