UBT News

Seanca ndaj ish-krerëve të UÇK-së, prokuroria s’jep detaje për përfundimin e hetimeve

Në Hagë po mbahet seanca e re ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Prokuroria Speciale nuk ka dhënë datë se kur do të përfundojnë hetimet, meqë konsiderojnë se është e rëndësishme të paraqiten edhe dëshmitarë të rinj.

“Lidhur me pyetjen nëse ka datë për përfundimin e hetimeve dua të theksojë se këto përcaktohen nga procedurat e provave, përdorimi i deklaratave. Kjo siguron që përgatitja e shpejtë të mos ndërpritet, kjo përputhet edhe me përvojën e tribunaleve që hetimet të vazhdojnë. Kjo ka interes pse duhet hetimet të vazhdojnë duke u nisur nga shtimi i dëshmitarëve që deri tash kanë pasur frikë për dorëzimin e materialeve që kanë qenë të fshehura”, ka thënë prokurori./UBTNews

Exit mobile version