UBT News

Seanca ndaj Gucatit e Haradinajt, diskutohet për masat mbrojtëse ndaj dëshmitarëve

Seanca e radhës paragjyqësore, ndaj krerëve të organizatës së Vetëranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, është duke vazhduar në Gjykatën Speciale në Hagë.

Fillimisht është diskutuar çështja e pjesëmarrjes së dëshmitarëve të zgjedhur nga Prokuroria e Specializuar në procesin gjyqësor.

Lidhur me këtë, mbrojtja e Gucatit dhe Haradinajt, ka kërkuar që prokuroria, t’i publikojë emrat e dëshmitarëve që ka zgjedhur për t’i dëgjuar, derisa prokuroria përmes një parashtrese, është shprehur se nxjerrja e emrave të tyre, do mund t’i rrezikonte.

Prandaj për këtë çështje, gjykatësi e pyeti prokurorin nëse i kanë njoftuar dëshmitarët se nuk do të aplikoheshin masa mbrojtëse për ta.

”Kur flisni për mundësinë e thirrjes së këtyre dëshmitarëve, besoj që ju i keni informuar ata për arsyen se ata do të thirren si dëshmitarë pa aplikimin e masave mbrojtëse”, tha gjykatësi.

”Dëshmitarët e dinë se ZPS-ja mund të kërkojë masa mbrojtëse”, tha prokurori, në përgjigjje.

Megjithatë, tutje, gjykatësi i kërkoi prokurorit të mos ulej, duke i shtuar edhe disa pyetje në lidhje me dëshmitarët.

”Ju i keni kërkuar këtyre personave që t’i përgatisin deklaratat për procesin gjyqësor”, tha gjykatësi.

”Duke mbrojtur mënyrën e sjelljes së prokurorisë me dëshmitarët, prokurori i Zyrës së Prokurorit të Specializuar tha se ”kjo është mënyra”.

Sipas tij ata duhet të marrin deklarata dhe duhet t’i bëjnë publike ato, njofton Klankosova.tv.

Exit mobile version