UBT News

Së shpejti rihapet ambasada britanike në Kiev

Britains Prime Minister Boris Johnson speaks during a press conference in New Delhi on April 22, 2022. (Photo by Ben Stansall / POOL / AFP) (Photo by BEN STANSALL/POOL/AFP via Getty Images)

Kryeministri britanik, Boris Johnson njoftoi të premten se së shpejti do të rihapet ambasada britanike në Ukrainë.

“Forca dhe suksesi i jashtëzakonshëm i presidentit Zelensky dhe popullit ukrainas në rezistencën ndaj forcave ruse në Kiev do të thotë që shumë shpejt, javën e ardhshme, do të rihapim ambasadën tonë në kryeqytetin e Ukrainës”, tha Johnson në një konferencë për shtyp pas takimit me kryeministrin indian, Narendra Modi në New Delhi.

Johnson nderoi diplomatët britanikë që kanë mbetur gjetkë në rajon dhe tha se vendi i tij do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën.

Të hënën, Spanja njoftoi se së shpejti do të rihapë ambasadën në Kiev. Javën e kaluar Franca njoftoi se ambasada e saj do të rikthehet në Kiev nga Lviv-i, ndërsa Italia më parë ka deklaruar se do të rihapë ambasadën pas Pashkëve

Bashkimi Evropian u rikthye gjithashtu në Kiev pasi e zhvendos ambasadën përkohësisht në Poloni pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, njoftoi blloku në fillim të këtij muaji. Kurse Ministria e Jashtme e Sllovenisë njoftoi se ambasada e saj në Kiev u rihap më 28 mars./UBTNews/

Exit mobile version