UBT News

Së paku katër të vdekur pas shpërthimeve në Zaporizhzhia

Si pasojë e shpërthimit të një rakete ruse në rajonin Zaporizhzhia të Ukrainës të mërkurën mbrëma mbetën të paktën katër të vdekur. Kështu njoftoi përmes Telegramit Oleksandr Starukh, kreu i administratës rajonale.

Starukh tha se tri raketa kanë goditur Vilnianskun, duke shpërndarë foto të një ndërtese banimi që ishte shkatërruar.

“Aktualisht katër viktima janë gjetur nën rrënoja. Identiteti i tyre është duke u vërtetuar”, njoftoi ai tutje./UBTNews/

Exit mobile version