Së paku 25 shtete – përfshirë Washington DC kanë vaksinuar plotësisht së paku gjysmën e të rriturve.
Shteti me përqindjen më të madhe të të rriturve të vaksinuar plotësisht është Maine, me më shumë se 62% të njerëzve 18 vjeç e lartë që janë vaksinuar.
Sipas të dhënave, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, afërsisht 61.3% e të rriturve amerikanë kanë marrë të paktën një dozë vaksine Covid-19 dhe rreth 49.6% janë vaksinuar plotësisht.
Më shumë se 49% e popullsisë totale të vendit ka marrë së paku dozën e parë të vaksinës, përderisa më shumë se 39% e popullsisë është vaksinuar plotësisht.
Impakti i vaksinave antiCOVID është i dukshëm: vendi po regjistron shifrat më të ulëta të rasteve me COVID-19 dhe zyrtarët thonë se situata mund të përmirësohet.
Javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës regjistruan më shumë se 25 mijë raste të reja me COVID-19 dhe më shumë se 540 raste të vdekjes, sipas së dhënave të Universitetit Johns Hopkins./UBTNews