UBT News

Së paku 77 të vdekur nga shirat e musonit në Pakistan

Të paktën 77 persona kanë vdekur nga shirat e musonit që kanë goditur Pakistanin, tha të mërkurën Ministrja për Ndryshime Klimatike, Sherry Rehman, duke paralajmëruar se do të ketë rrebeshe më të mëdha se zakonisht.

“Për mua, është tragjedi kombëtare”, Rehman deklaroi në një konferencë për media në kryeqytet.

“Kur njerëzit vdesin nga kjo, s’është çështje e vogël… Është vetëm fillimi. Duhet të përgatitemi për të”, deklaroi ai tutje.

Shumica e vdekjeve ishin në provincën jugperëndimore të Balochistanit, ku 39 persona u mbytën ose u goditën nga rryma pas rrëzimit të linjave elektrike./UBTNews/

Exit mobile version