Shoqata Palestineze e të Burgosurve thotë se të paktën 60 persona janë arrestuar nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar që nga e diela mbrëma, në mesin e tyre edhe ish të burgosur.
Shoqata tha se operacionet e arrestimit janë të përqendruara në zonën e Betlehemit.
Disa nga të arrestuarit u liruan më pas, njoftoi Shoqata Palestineze e të Burgosurve.
Shoqata tha se numri i përgjithshëm i arrestimeve që nga 7 tetori është rritur në 3 mijë e 540./UBTNews/