Të paktën 28 persona kanë vdekur si pasojë e një shpërthimi në një xhami në qytetin pakistanez Peshawar.
Shpërthimi ndodhi kur xhamia ishte e mbushur me besimtarë. Mbi 150 persona u plagosën.
Një pjesë e ndërtesës u shkatërrua dhe zyrtarët thonë se ka ende njerëz nën rrënoja.
Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit, megjithëse një zyrtar tha se policia ka qenë cak i sulmit dhe se shumica e atyre që kanë vdekur ishin pjesë e forcës policore.
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif e ka dënuar ashpër sulmin. Përmes një deklarate, Sharif tha se ata që qëndrojnë pas incidentit “nuk kanë asnjë lidhje me Islamin”.
Shpërthimi ndodhi gjatë lutjeve të pasdites në qytetin veriperëndimor, rreth orës 13:30 (08:30 GMT), pranë kufirit të vendit me Afganistanin./UBTNews/