UBT News

Së paku 200 mijë ukrainas janë larguar nga Ukraina

Së paku 200 mijë ukrainas janë larguar drejt shteteve fqinje si pasojë e luftës në Ukrainë.

Autoritetet sllovake njoftuan se deri të shtunën diku 10 mijë persona kanë hyrë nga Ukraina. Është gati dhjetëfishi i numrit normal.

Më shumë se 43 mijë ukrainas fluturuan drejt Rumanisë dhe 150 mijë drejt Polonisë, raporton BBC.

Ukraina kufizohet edhe me katër shtete tjera – Hungari, Moldavi, Bjellorusi e Rusi. Raportohet se edhe në Hungari e Moldavi kanë hyrë mijëra ukrainas./UBTNews/

Exit mobile version