UBT News

Së paku 20 të vdekur nga tërmeti në Pakistan

Së paku 20 persona kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë plagosur si pasojë e një tërmeti që goditi pjesën jugperëndimore të Pakistanit në orët e para të 7 tetorit, kanë thënë zyrtarët për menaxhim të katastrofave. Autoritetet thonë se numri i viktimave mund të rritet. Pjesa më e madhe e viktimave raportohet se janë gra dhe fëmijë.

Shërbimi Gjeologjik amerikan tha se ishte një tërmet me magnitudë 5.9 që goditi në një thellësi të cekët prej 9 km. Tërmetet e cekëta mund të shkaktojnë më shumë dëme.

Zyrtarët lokalë i thanë BBC-së se të paktën 150 të tjerë mendohet se janë plagosur, dhe disa prej tyre u dërguan me urgjencë në spital në gjendje kritike. Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke u zhvilluar, dhe mediat lokale raportojnë se mjekët ushtarakë dhe ndihmësit mjekësorë kanë arritur në zonat e goditura nga tërmeti për t’i ndihmuar.

Një numër i madh i të plagosurve u evakuuan me helikopterë të ushtrisë pakistaneze./UBTNews

Exit mobile version