Së paku 18 persona kanë vdekur, përfshirë edhe dy fëmijë, pasi tri raketa ruse goditën një ndërtesë banimi nëntëkatëshe dhe një qendër rekreative në fshatin Sergiivka të rajonit jugor të Odesës të premten, thanë autoritetet ukrainase.
Bëhet e ditur se edhe 30 persona janë lënduar si pasojë e sulmeve, sipas zëvendësshefit të shtabit të presidentit ukrainas, Kyrylo Tymoshenko.
Autoritetet thanë se shifrat mund të rriten ndërsa vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit./UBTNews/