Të paktën 14 persona janë vrarë në Somalinë qendrore të shtunën pasi një kamikaz shpërtheu eksploziv në një restorant të mbushur me zyrtarë lokalë dhe politikanë. Edhe 20 persona janë plagosur si pasojë e sulmit, konfirmoi zëdhënësi i policisë, Dini Roble Ahmed. Sipas tij, shpërthimi shkaktoi dëme të mëdha. Nga policia dhe Qeveria e konfirmuan sulmin, mirëpo nuk dhanë detaje të tjera.
Dy zëvendëskomisarët e qarkut janë në mesin e viktimave, tha zyrtari i policisë, Mohamud Hassan.
“Ky ishte sulmi më vdekjeprurës që mund të kujtoj në këtë qytet”, deklaroi ai.
Grupi militant islamik Al-Shabaab mori përgjegjësinë për sulmin e të shtunës, grup ky i cili ka zhvilluar një kryengritje në Bririn e Afrikës prej vitesh.
Somalia, veçanërisht kryeqyteti Mogadishu, ka përjetuar një valë sulmesh në javët e fundit ndërsa vendi po përballet me një proces zgjedhor të vonuar./UBTNews