UBT News

“S’duam marrëdhënie me SHBA”, kryeministri i Grenlandës: Trump nuk tregoi respekt

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nuk i trajtoi grenlandezët me respekt kur shprehu interesim të ri për të blerë ishullin Arktik të pasur me minerale, tha kryeministri i Groenlandës Mute Egede.

Egede i tha transmetuesit publik danez DR se Grenlanda meriton të trajtohet me respektin që ai tha se Trump nuk ka treguar që nga marrja e detyrës. Ai vuri në dukje se grenlandezët tani, pas deklaratave të Trump, nuk duan marrëdhënie më të ngushta me SHBA-në siç mund të kenë dashur në të kaluarën, raportoi Reuters.

Egede theksoi se Grenlanda duhet të zhvillojë marrëdhënie me vendet që tregojnë respekt për grenlandezët dhe se Grenlanda, e cila ka vetëm 57,000 banorë, duhet të vendosë vetë të ardhmen e saj.

Trump ritheksoi interesimin e tij që SHBA të merrte Grenlandën gjatë fjalimit të tij në Kongres të martën e kaluar dhe sot, në një postim në rrjetin e tij social Truth Social, ai shkroi se SHBA do të investonte miliarda dollarë për të krijuar vende të reja pune në Grenlandë për ta bërë ishullin të pasur.

Grenlanda është e pasur me minerale, naftë dhe gaz natyror. Një sondazh i fundit tregoi se 85 përqind e grenlandezëve nuk duan të bëhen pjesë e SHBA-së. Grenlanda është një territor autonom i vetëqeverisur danez.

Exit mobile version