UBT News

S’do të ketë mëshirë për ata që janë përgjegjës për vrasjen e Dugina-s, thotë ministri i Jashtëm rus

Russia's Foreign Minister Sergei Lavrov attends a joint press conference with his Syrian counterpart following their talks in Moscow on August 23, 2022. (Photo by NATALIA KOLESNIKOVA / POOL / AFP) (Photo by NATALIA KOLESNIKOVA/POOL/AFP via Getty Images)

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se nuk do të ketë mëshirë për ata që janë përgjegjës për vrasjen e gazetares Darya Dugina, vajzës së idelogut ultra-nacionalist, Alexander Dugin.

“Ky është akt barbar, për të cilin nuk do të ketë mëshirë, e as për ata që e kryen. Aktualisht, siç kuptova unë, FSB ka vërtetuar tashmë faktet dhe janë nën hetim. Shpresoj që hetimi do të kompletohet së shpejti dhe si rezultat i këtij hetimi, natyrisht, ata që kryen edhe ata që e urdhëruan vrasjen nuk do të kenë mëshirë”, deklaroi ai.

Pas një hetimi dyditor, Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) fajësoi shërbimet speciale ukrainase për vrasjen e Dugina-s. Ukraina ka mohuar përfshirjen në vrasjen e Dugina-s, duke i quajtur pretendimet e FSB-së si trillime./UBTNews/

Exit mobile version