UBT News

Scholz thotë se rreziku i përdorimit të armëve bërthamore është zvogëluar

Kancelari gjerman, Olaf Scholz thotë se rreziku i përdorimit të armëve bërthamore nga Moska në luftën në Ukrainë është zvogëluar për shkak se komuniteti ndërkombëtar “ka vendosur një vijë të kuqe” ndaj Rusisë.

“Një gjë ka ndryshuar momentalisht: Rusia ndaloi së kërcënuari me përdorim të armëve bërthamore”, tha kancelari në një intervistë që u publikua të enjten.

Ai e sheh këtë si pasojë që komuniteti ndërkombëtar, përfshirë edhe Kina, i “ka vënë një vijë të kuqe” Moskës lidhur me këtë çështje.

“Momentalisht, ne ia kemi vendosur një ndalesë”, tha Scholz, duke iu referuar rrezikut të një përshkallëzimi bërthamor./UBTNews/

Exit mobile version