UBT News

Scholz thotë se nuk ka shenja të mbarimit të afërt të luftës në Ukrainë

Kancelari gjerman, Olaf Scholz deklaroi se nuk sheh shenja të një përfundimi të afërt të luftës në Ukrainë, derisa paralajmëroi se përshkallëzimi i mëtejshëm i saj mbetet plotësisht i mundur.

“Deri tani nuk ka asnjë shenjë se po i afrohemi përfundimit të konfliktit. Gjithashtu jam i shqetësuar se mund të ketë ndonjë përshkallëzim të luftës”, theksoi Scholz.

Ai ka përsëritur se nuk do të merrte asnjë vendim që mund të dërgonte në një konflikt të drejtpërdrejtë midis NATO-s dhe Rusisë.

Exit mobile version