UBT News

Scholz thotë se infrastruktura energjetike e Evropës duhet të përmirësohet

Kancelari gjerman, Olaf Scholz thotë se infrastruktura energjetike e Evropës duhet të përmirësohet.

Në një deklaratë me të mbërritur në takimin e parë të Komunitetit Politik Evropian në Pragë, Scholz tha: “Ne duhet të përmirësojmë infrastrukturën kudo. Kjo vlen për Evropën Qendrore dhe Lindore, për Evropën Jugore dhe Qendrore, për Evropën Perëndimore dhe Qendrore, si dhe Evropën Veriore dhe Qendrore”.

“Pra ne duhet të ndërtojmë një rrjet evropian. Është e rëndësishme për rrjetin elektrik, rrjetin e gazit dhe rrjetin e ardhshëm të hidrogjenit”, deklaroi ai më tej./UBTNews/

Exit mobile version