Kancelari gjerman, Olaf Scholz, thotë se ai do të marrë me “kujdes çdo hap” dhe do të konsultohet me aleatët për dërgesat e mëtejshme të armëve në Ukrainë.
Kritikët janë ankuar për hezitimin e Scholz për të ndërmarrë hapin tjetër në lidhje me dërgesat e armëve, veçanërisht për dërgimin e tankeve Leopard 2 të prodhimit gjerman, të cilat Kievi i ka kërkuar.
Scholz ka këmbëngulur që Gjermania nuk do të dërgonte pajisje të tilla në Ukrainë dhe vuri në dukje nevojën për t’u siguruar që NATO të mos përfshihet në luftën me Rusinë.
Scholz tha se Berlini do të mbajë “pozitën e tij drejtuese” si një nga mbështetësit kryesorë të Kievit, por sinjalizoi se nuk kishte ndërmend të nxitohej për “gjëra të tilla serioze që kanë të bëjnë me paqen dhe luftën, me sigurinë e vendit tonë dhe të Evropës”./UBTNews/