UBT News

Scholz: Një shkelje e integritetit territorial të Ukrainës do të kishte “çmim të lartë”

Çdo shkelje e integritetit territorial të Ukrainës nga Rusia do të kishte një çmim të lartë, tha kancelari gjerman, Olaf Scholz në parlament të mërkurën, pa dhënë ndonjë detaj tjetër, përcjell UBT News.

“Ne po shikojmë me shqetësim të madh situatën e sigurisë në kufirin ruso-ukrainas”, tha Scholz në dhomën e ulët të parlamentit të Bundestagut.

Çdo shkelje e integritetit territorial do të ketë një çmim të lartë dhe ne do të flasim njëzëri këtu me partnerët tanë evropianë dhe aleatët tanë transatlantikë”, tha ai, duke shtuar se ai ende dëshiron një dialog me Rusinë./UBTNews/

Exit mobile version