Rusia nuk duhet ta fitojë këtë luftë, Ukraina duhet të mbizotërojë, tha të enjten kancelari gjerman Scholz, duke u zotuar për më shumë mbështetje ushtarake për vendin.
“Ne duhet të përqendrohemi në mbështetjen e Ukrainës, shpejtë dhe pragmatikisht”, tha ai.
Duke folur në fjalimin e tij në parlamentin gjerman, Scholz tha se “Presidenti rus vazhdon të besojë se mund të diktojë një zgjidhje në Ukrainë, por ai e ka gabim.”
“Putini do të jetë i përgatitur të diskutojë paqen vetëm kur të kuptojë se nuk mund të thyejë mbrojtjen e Ukrainës. Të ndihmosh një vend që është ,,sulmuar brutalisht” nuk është përshkallëzim” tha ai .
Scholz tha gjithashtu se BE-ja duhet të nisë punën për përgatitjen e një fondi solidariteti për të ndihmuar në rindërtimin e Ukrainës pas luftës.
Në lidhje me NATO-n, Scholz tha se ata nuk do të bëjnë asgjë që e kthen aleancën në një “palë konflikti”. /UBTNews/