Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur me nderimet më të larta shtetërore, kancelarin gjerman, Olaf Scholz.
Për rreth një orë Kurti dhe Scholz do të bisedojnë me dyer të mbyllura, ndërsa pas takimit do të ketë një konferencë të përbashkët për medie.
Gjatë vizitës së tij të parë në Kosovë, kancelari gjerman do të vizitojë edhe kontingjentin gjerman të trupave të KFOR-it.