Pushtimi rus i Ukrainës ka sjellë në një “epokë të re” në historinë botërore dhe ngjarjet e javës së kaluar kanë ngritur pikëpyetje serioze mbi aftësinë e aleatëve perëndimorë për të penguar “luftënxitësit”, tha kancelari gjerman, Olaf Scholz, përcjell UBT News.
Duke folur në një seancë speciale të Bundestagut të dielën, Scholz përsëriti se ukrainasit po luftonin për të ruajtur vlerat e lirisë dhe demokracisë — virtyte që ai i konsideron të kërcënuara nga agresioni rus dhe presidenti Vladimir Putin.
“Ne duhet të mbështesim Ukrainën në këtë situatë të dëshpëruar”, tha Scholz. “Dhe ne e kemi bërë këtë në një masë të madhe javët, muajt dhe vitet e fundit. Por me pushtimin e Ukrainës, ne kemi hyrë në një epokë të re” tha Scholz.
“Në Kiev dhe Kharkiv, dhe gjithashtu në Mariupol, njerëzit nuk po mbrojnë vetëm atdheun e tyre – ata po luftojnë për lirinë dhe demokracinë e tyre, për vlerat që ne ndajmë me ta”.
Scholz premtoi një “fond special” prej 100 miliardë eurosh për të forcuar mbrojtjen e Gjermanisë, duke deklaruar se vendi do të investojë atë që arrin në më shumë se 2% të produktit të tij kombëtar bruto në shpenzimet ushtarake, transmeton UBT News.
Ai pohoi se rritja e shpenzimeve ishte thelbësore për mbrojtjen e kufijve të Gjermanisë dhe kufijve të aleatëve të saj në NATO.
“Sfida e tretë e madhe është parandalimi i përhapjes së luftës së Putinit në vendet e tjera të Evropës”, tha Scholz.
Scholz falënderoi gjithashtu të gjithë ata që protestuan kundër luftës së Putinit dhe u ngritën për një Evropë të lirë dhe paqësore, të cilën ai u zotua ta mbronte./UBTNews/