Rusia nuk do të jetë në gjendje të mbajë aftësitë e saj ushtarake për shkak të sanksioneve të ashpra perëndimore, tha sot kancelari gjerman, Olaf Scholz.
“Ajo [Rusia] nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në përparimin e botës, në progresin ekonomik dhe teknik. Kjo po bëhet më e qartë çdo ditë e më shumë dhe është një dëm i madh”, tha kancelari.
Scholz shtoi se edhe nëse Rusia ka abuzuar me importet e mallrave civile për qëllime ushtarake, Moska nuk do të ishte në gjendje të ruante aftësitë e saj ushtarake në të njëjtën mënyrë për shkak të sanksioneve.
Në vizitën e tij të parë në një vend të NATO-s që kufizohet me Rusinë, kancelari u bashkua gjithashtu me liderët nga Estonia dhe Letonia në premtimin për të forcuar krahun lindor të NATO-s, duke u zotuar për të forcuar mbështetjen ushtarake për Lituaninë./UBTNews/