Kancelari gjerman, Olaf Scholoz, tha se “antisemitizmi s’ka vend në Gjermani” pas një sulmi në një sinagogë në Berlin, për të cilin policia tha se dy koktej molotov janë hedhur në drejtim të ndërtesës.
Gjatë vizitës në Egjipt, Scholz tha: “Dua të them se jam tejet i shokuar. Më shokon fakti se çfarë po bëjnë disa”.
Në një postim në rrjete sociale ai shkroi: “Sulmet në institucionet hebreje dhe aktet e dhunës në rrugë janë të tmerrshme dhe nuk mund të tolerohen. Antisemitizmi s’ka vend në Gjermani”.
Dy persona të maskuar hodhën koktej molotov në një sinagogë në qendër të Berlinit mëngjesin e të mërkurës, njoftoi policia. Sipas njoftimit të policisë, është arrestuar edhe një person që shfaqte parulla antisemite derisa po hetohej rasti./UBTNews/