UBT News

Scholz paralajmëron pasoja nëse Kina dërgon armë në Rusi

Kancelari gjerman, Olaf Scholz thotë se do të ketë “pasoja” nëse Kina do të dërgojë armë në Rusi për t’i përdorur gjatë luftës në Ukrainë, megjithëse është optimist se Pekini do të përmbahet nga një veprim i tillë.

Komentet e Scholzit u bënë në një intervistë për CNN që u transmetua të dielën, dy ditë pasi ai u takua me presidentin e SHBA-ve, Joe Biden në Uashington.

I pyetur nga CNN nëse ai do të mund të imagjinonte sanksionimin e Kinës në rast se do ta ndihmonte Rusinë, Scholz u përgjigj: “Unë mendoj se do të ketë pasoja, por tani jemi në një fazë ku po e bëjmë të qartë se kjo nuk duhet të ndodhë dhe unë jam relativisht optimist se ne do të jemi të suksesshëm me kërkesën tonë në këtë rast, por do të duhet ta analizojmë dhe duhet të jemi shumë, shumë të kujdesshëm”./UBTNews/

Exit mobile version